Policia ka arrestuar në flagrancë një person i cili mbante armë zjarri pa leje. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Çlirim Bajraktari, 27 vjeç, banues në Arras, Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë pa leje, shërbimet e policisë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur 'Stani i Gjoshe', fshati Krejë, Lurë, është kapur në flagrancë me një armë zjarri pushkë me 3 fishekë, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip  pushkë model 63, dhe 3 fishek.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i  armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikiar nga neni 278/1 të Kodit Penal.