Policia e Durrësit vijon kontrollet në lokale, të cilat duhet të jenë të gjitha të mbyllura, në kuadër të masave të marra në luftën kundër Covid-19.

Paraditen e sotme Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë konstatuar se në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar një lokal bar-kafe ushtronte aktivitetin në kundërshtim me urdhrat dhe aktet normative.

Subjekti është gjetur i hapur ku kishte edhe disa klientë brenda. Uniformat blu kanë gjobitur të gjithë klientët me nga 10.000 lekë të rinj.

Ndërsa ndaj pronarit të lokalit u vendos gjoba 100.000 lekë të rinj si dhe është bërë mbyllja e subjektit.

Kujtojmë se një ditë më parë, forcat policore konstatuan një tjetër lokal të hapur në Durrës në lagjen  nr.11 tek ish-kinema Iliria.