Një gjyshe është dhunuar nga mbesa e saj 38-vjeçare, dhe pas denoncimit të rastit, policia ka referuar materialet në prokurori ndaj dhunueses.

Sipas informacioneve policore, shtetasja H.C., vjeç 38, nga Durrësi, ka dhunuar fizikisht gjyshen e moshës 74 vjeçe, shtetasen B.Z., banuese në lagjen nr. 15.

Nuk dihet se çfarë arsyesh e kanë shtyrë mbesën të dhunojë gjyshen e saj të moshuar. Ngjarja është regjistruar një ditë më parë.