Arrest me burg u dha për 61-vjeçarin që u arrestua në Shkodër pasi akuzohet se tentoi të përplaste qëllimisht me makinë gruan e kushëririt të tij. Dy familjet i kishin shtëpitë afër njëra-tjetrës.

Në gjykatë Hilë Simoni ka mohuar që ta ketë bërë qëllimisht por tha se gruaja i kishte dalë para, i kishte prerë rrugën dhe ai nuk ka pasur mundësi të shmangte aksidentin.

Sa i takon konflikteve që dy familjet kanë pasur me njëri-tjetrin ai e ka mohuar me pretendimin se ishin çështje të zgjidhura, madje para një jave ka konsumuar kafe me bashkëshortin e Katrina Lazrit.

Avokati kërkoi një masë sigurie më të butë pasi klienti i tij është me sëmundje pulmonare, por gjykta nuk e mori parasysh.