Mbeturina në bregdet dhe ndërtim pa leje, gjobë 25 mln lekë dhe procedim pronarit të resortit

23/05/2020 - 16:26

Gjobitet një resort që ndërtoi pa leje dhe hidhte mbeturina e inerte në plazh në zonën e Himarës.

Ka qenë Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT) ata që e kanë marrë këtë masë kundrejt resortit.

Objekti në pronësi të shtetasit A.K, ka ndërhyrë edhe duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

“Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit A.K., për veprat penale "Shpërdorimi i tokës" dhe "Ndërtim pa leje" – njofton policia.

Po ashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektin me masë administrative - gjobë 2.500.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur këtë të martë në Kukës.

Policia ka arrestuar 2 drejtues mjetesh, të cilët shkaktuan dy aksidente, njëri prej të cilëve me pasojë 4 të plagosur. 

Një 25-vjeçare mbeti e plagosur në Mat pasi ka rënë aksidentalisht nga ura.

Policia ka goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Një sherr me sende të forta në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve binjakë.

Detaje të reja mësohen rreth ngjarjes së zjarrit në një banesë në Durrës, ku për pasojë humbi jetën e moshuara Dashurie Koçi.

Një 20-vjeçar sirian u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm pranë ish-hotel Vollgës në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Një i ri, shtetas i huaj u gjet mëngjesin e sotëm në Durrës i pajetë.

Një e moshuar ka humbur jetë mëngjesin e sotëm pasi ka rënë zjarr në banesën e saj.

Rreth orës 22:24, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 mjete e për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm një