Mbi 1 ton kokainë brenda peshkut të ngrirë, dënohet shqiptari dhe 6 trafikantët e tjerë në Holandë

09/11/2019 - 09:28

Drejtësia holandeze ka dënuar me burg një shqiptar dhe gjashtë shtetas holandezë, pasi akuzon për trafikimin e një sasie prej 1.125 kg kokainë. Gjykata e Roterdamit ka dhënë 5 deri në 7 vite burg për trafikantët.

Sipas mediave holandeze, droga do të kapte një vlerë rreth 22 milionë euro, ndërsa ishte fshehur në një ngarkesë me peshk të ngrirë që vinte nga Ekuadori me kontejner në portin e Roterdamit.

Arrestimi i këtyre personave që dje dolën para gjykatës është bërë në fund të korrikut gjatë një aksioni në portin e Roterdamit. Policia ndoqi transportonin drejt një depoje në Zaandam.

Në fund të korrikut, gjashtë nga shtatë të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksioni në depo, përfshirë një shqiptar dhe një amerikan. I dyshuari i shtatë, një burrë 48 vjeç, u arrestua në Hagë. Holandezi ishte organizatori i transportit.

Policia kontrolloi ndër të tjera ambientet e biznesit të burrit në Rijswijk dhe Alphen aan den Rijn dhe një karvan në Bergambacht. Përveç kësaj, u gjetën burime që përdoreshin për prodhimin e ekstazit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e paprecedentë mësohet se ka ndodhur në një nga linjat e urbanit në Tiranë.

Policia e Tiranës ka proceduar 26 banorë të Astirit për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë.

Policia ka proceduar penalisht 5 persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj pronarit të një lokali në qytetin e Pogradecit

Një 40-vjeçar i kërkuar për "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbatja pa leje", është vënë në pranga nga Policia e Lezhës.

Gjendet trupi i pajetë i dekompozuar i një shqiptari në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit në Greqi.

Policia ka vënë në pranga dy persona që po shkëmbenin një sasi lekësh dhe eurosh me njëri- tjetrin, që dyshohet se është përfituar nga ve

Vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 32 vite burg Marjana Çmetën, e cila dy vite më parë helmoi vjehrrën e saj, Lirie Lamin.

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belg

Një 31-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit.