Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi kishin mbjellë hashash në një zonë të pyllëzuar të San Benedetto Belbo në Itali.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të prangosurit janë një 40-vjeçar dhe dy më të rinj në moshë, 17-vjeçarë, identiteti i të cilëve nuk zbulohet.

Karabinierët kanë sekuestruar rreth 55 kilogramë marijuanë të thatë, ndërsa shkatërruan të gjitha bimët narkotike që rriteshin në zonën e pyllëzuar.

Më pas, u krye arrestimi i personave përgjegjës nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. 40-vjeçari i arrestuar u dërgua në burg në Asti, kurse dy të miturit në Torino.

Karabinierët do të kryejnë kontrolle të mëtejshme në zonat pyjore për të luftuar fenomenin e kultivimit të plantacioneve të kanabisit.