Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për kapjen e shtetasit B.D. 67 vjeç, banues në fshatin Barkanesh.

Ai akuzohet se ka mbjellë një sasi lënde narkotike.

Në zbatim të planit të masave për kontroll territori me qëllijm parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Barkanesh, në vendin e quajtur “Përroi i fshatit”,në afërsi të banesës së tij u gjetën dhe asgjësuan më anë të djegies 138 bimë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kulitivmi i bimëve narotike”.