Blerta Dervishi, pjesë e patrullës Shqiponja në Policinë e Shtetit është pezulluar përkohësisht nga detyra pasi dje së bashku me familjarët e tjetër ishin në betejë me përmbaruesit për të mos lejuar marrjen e shtëpisë.

Blerta ka thënë për mediat se ajo ishte thjesht një qytetarë që po mbronte pronën e vet dhe fëmijët.

"Më morën në telefon dje dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marr vërejtje se kam penguar përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot m’u komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrotja shtëpinë time. Veprimet e mia ishin jashtë orarit të punës, nuk kishte lidhje me detyrën."