Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme një 32-vjeçar, i cili kishte futur një sasi djathi nga Maqedonia e Veriut kontrabandë.

Blutë e Elbasanit sqarojnë se është arrestuar 32-vjeçari me iniciale M. Z., banues në Tiranë, pasi në mjetin e tij, i janë gjetur 142 koli me djathë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet të jetë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale,  "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", dhe "Fshehja e të ardhurave".