Një 68-vjeçar është mbytur te Gjiri i Lalzit.

Policia bën me dije se “Më datë 18.07.2018, te Gjiri i Lalzit, ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det, shtetasi Xh.Sh., vjeç 68, banues në Tiranë”.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se viktima vuante nga probleme shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.