Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në bregdetin e Shëngjinit. Një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije është mbytur në detin e Shëngjinit.

Viktima është një i moshuar nga Kosova. Janë ende të paqarta shkaqet e mbytjes së të moshuarit në Lezhë, por policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.