Regjistrohet viktima e tretë brenda pak ditësh në Durrës, si pasojë e mbytjes në det.

“Pasditen e sotme, rreth orës 18:00, në zonen e plazhit, shtetësja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë”, – njofton policia e qytetit bregdetar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.