Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Plazhin e Velipojës në Shkodër. Një turist i ardhur nga Kosova, konkretisht nga Gjakova, është mbytur teksa lahej në det.

Viktima është 73 vjeç dhe quhet Martin Gjini. Sipas hetimeve paraprake, Gjini ka pësuar infrakt teksa ishte brenda në det.

Ndërkohë jo më larg se dje një tjetër 73-vjeçar nga Kosova ndërroi jetë në Shkëmbin e Kavajës në Durrës. Edhe ai u mbyt teksa lahej në det.