Është arrestuar në flagrancë 30-vjeçari nga Durrësi me iniciale R.M., pasi uniformat blu e ndaluan teksa ai po udhëtonte me “Audi” dhe i gjetën disa doza marijuane.

30-vjeçari është prangosur të mërkurën më 14 qershor, një ditë pasi ishte ndalur nga policia, kur gjatë kontrolleve të ushtruara në makinë dhe në banesë u gjetën 4 doza me lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Më datë 14.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M., vjeç 30, banues në Durrës, pasi më datë 13.06.2018, në lagjen nr. 15, nga kontrolli në mjetin tip “Audi” dhe në banesë, iu gjetën 4 doza lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.