Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë dy persona pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.

Në pranga ranë: Fatmir Kala 20 vjeç dhe Ndriçim Vathi 25 vjeç, të dy banues në Fushë-Krujë.

Kala është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar motorçikletën tip “DAYANG” pa targa dhe pa leje drejtimi.

Vathi është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz” pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.