Me biçikletë dhe kallashnikov për të grabitur marketin, policia i prish planet 20-vjeçarit

14/02/2020 - 10:16

Policia parandalon vjedhjen me armë të një marketi në Kamëz, ndërsa bie në pranga një 20-vjeçar.

"Në orët e mbrëmjes së datës 13.02.2020, Seksioni i Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë ka marrë informacion në rrugë operative se në Laknas, një shtetas 20-vjeçar qarkullonte në orët e pasdites, me biçikletë, duke mbajtur me vete një çantë shpine, brenda së cilës dyshohej se mund të kishte armë zjarri. Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes dhe identifikimin e shtetasit të dyshuar, i cili qarkullonte me një biçikletë dhe në çantën e shpinës kishte një armë zjarri kallashnikov", sqaron policia.

Në momentet që i riu po përgatitej të hynte në një market në Laknas, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke e prangosur në flagrancë shtetasin K. K., banues në Laknas.

Gjate kontrollit fizik atij i është gjetur në çantën e shpinës, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi dyshohet se ky shtetas mund të jetë autor edhe i disa tentativave të tjera për vjedhje me armë, të ndodhura më parë në Tiranë.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lidhur me vrasjen e 71-vjeçarit në afërsi të kryqëzimit të Rinasit, mësohet se Abdulla Budlla punonte si taksist dhe ishte banues në fsha

Një incident ka ndodhur ne ambientet e burgut 313, ku një nga anetaret e grupit Avdylaj teksa ushtronte aktivitet fizik ka nxjerre krahun

Ai ka realizuar rreth 1.300 furnizime me drogë në dy vjet, por të shtunën e shkuar natën vonë u arrestuar nga policia.

Policia e Tiranës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi vrasjen e ndodhur gjatë pasdites në Fushë-Prezë, ku një 70-vjeçar u gjet

Të shtëna me armë zjarri në Prezë.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 21-vjeçar që kryente vjedhje të ndryshme.

Policia e Qarkut Lezhë vijon kontrollet për zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 26-vjecarin që një ditë më parë aksidentoi biçiklistin e mitur, i cili si pasojë e plagëve ndër

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".