Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, teksa po udhëtonte në një makinë të vjedhur, në të cilën kishte sende të vjedhura.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në Pontirolo Nuovo, ku 25-vjeçari shqiptar me iniciale E.N., u arrestua pas një aksidenti që shkaktoi. 

Pas aksidentit, shqiptari u përpoq të ikte në këmbë, por u bllokua fillimisht nga kalimtarët dhe pastaj nga policët italianë.

Pas ndalimit nga policia, ai iu dha atyre dokumente të rreme greke, çka çoi në zbulimin e së vërtetës dhe prangosjes së tij.