Një 40-vjeçar i cili ka kanosur një shtetas, është vënë në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën disa fishekë luftarakë e zhurmues dhe një radio si ato të policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, shtetasin:

– N. K., 40 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me pistoletë shtetasin G. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarakë, shtatë fishekë zhurmues dhe një radio si ato të policisë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtjeshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.