Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu gjet drogë në makinë. Mësohet se gjatë orëve të natës në vendin e quajtur "Rotondua e Plugut" ka rënë në pranga shtetasi Arben Leka, banues në Berat.

Policia sqaron se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Benz" që drejtohej nga Leka u gjetën dhe u sekuestruan 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.