Një 52-vjeçar nga Durësi është arrestuar nga policia në Lezhë, pasi ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë (të rinj) të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë (të rinj) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.

Njoftimi i policisë

Tenton të furnizojë mjetin me lekë të falsifikuara, arrestohet në flagrancë nga policia

Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar edhe kartmonedha të tjera të falsifikuara, në total 33 mijë lekë ( të reja).

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një pikë karburanti në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin H.T. 52 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave “.