26-vjeçarja Adiola Lakra e cila u arrestua si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës ka pranuar rolin e saj në krimin e rëndë.

Në dëshminë e parë para hetuesve, ajo ka thënë se frekuentohej me Billën prej një viti. “E nxora në pritë për para”, mësohet se ka thënë Lakra në polici. 

“Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo, raporton News24.

Sipas hetimeve, ajo kishte njohje me familjen e Viktor Markut, i cilësuar nga Policia si autori kryesor i vrasjes së Billës.

Policia dyshon se e reja ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin që tronditi Tiranën pak javë më parë