Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës arrestuan në flagrancë dy drejtues mjetesh, pasi kanë shkaktuar dy aksidente me pasoja vetëm dëme materiale.

Shtetasi B. Ç., 46 vjeç, banues në Kavajë, u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” në gjendje të dehur. Ai është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale. 

Edhe shtetasi D. M., 21 vjeç, u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi” pa leje drejtimi, teksa është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.