Një 33- vjeçar në Ternovë të Bulqizës është arrestuar pasi iu gjet në banesë armë zjarri kallashnikov, shotgun dhe municion luftarak.

Policia njofton se falë bashkëpunimit me qytetarët e në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në Ternovë, Bulqizë.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.