Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi mbante armë pa leje. Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Denion Fiku, të cilit i janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe municion luftarak.

Kapja e tij u bë nga shërbimet e policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.

20-vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”;

Ndërkohë, policia ka arrestuar dhe dy persona të tjerë për “Moskallëzimi i krimit”, të cilët janë identifikuar me inicialet S. H., 24 vjeç dhe A. Ç., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.