Policia ka pezulluar 16 patenta mbrëmjen e djeshme në rrugën e TEG-ut në dalje të Tiranës.

Në një postim në Faebook, Policia Rrugore raporton se një automjet është kapur nga radari me 173 km/h, në një kohë kur kishte fluks lëvizjesh.

Ndërkohë 5 prej drejtuesve të automjeteve të konstatuar me shpejtësi, pas alkooltestit rezultuan edhe nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Vijon të ndodhë në akset rrugore që lidhen me Tiranën.

Monitorim, me radarë dhe policë,

Kontrolle parandaluese, ne rruget e evidentuara me rrisk per aksidente rrugore.

Patrullat e policise, po aplikojne forma te ndryshme kontrolli duke perdorur te gjitha mjetet teknike per matjen e shpejtesise dhe nivelin e alkoolit tek drejtuesit e mjeteve.

Sauk-Teg-Kashar kontrolle me Radar.

Shpejtësi të frikshme deri ne 173 km/h në rrugën e Tegut në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plote.

Për 5 orë kontroll me radar u pezulluan 16 patenta per shpejtesi nga 135 km/h deri ne 173 km/h.

Nderko 5 prej drejtuesve te automjeteve te konstatuar me shpejtesi, pas alkooltestit rezultuan edhe nen efektin e alkoolit ne mase qe varionte nga 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l

Nje kombinim sa i frikshem aq dhe i rrezikshem per sigurine rrugore dhe ate publike, nje automjet qe drejtohet nga drejtues nen efektin e alkoolit dhe mbi normat e lejuara, eshte nje rrezik potencial per vete drejtuesin e mjetit dhe kedo qe perdor rrugen.

#MosPerdor gjate drejtimit te

#RespektoKufizimeteShpejtesise