Me thikë e kanabis nëpër qytet, arrestohet 27-vjeçari

13/01/2021 - 16:13

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar nga Tirana, i cili u kap duke qarkulluar me armë të ftohtë dhe lëndë narkotike.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë goditur një rast të veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. J., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas, në lagjen nr. 11, Korçë, dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një thikë metalike dhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.", njfton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia ka arrestuar një infermiere të Spitalit Infektiv në Tiranë pasi i ka vjedhur paratë nga portofoli dhe kartën e bankës një pacient

Një person, identiteti i të cilit nuk bëhen me dije, është hedhur nga kati i 7 i një pallati në Elbasan mbrëmjen e djeshme.

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Vlorë.

Një 27-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri gjatë një atentati në zonën e quajtur Hagia Sophia, në Patra të Greqisë.

Personi që shihni në foto është Edmir Begu, i ekzekutuar me breshëri automatiku mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Policia e Vlorës ka gjetur sot një gomone te braktisur në det.

Gjendet një trup i pajetë në një përrua.

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Durrës ku 32-vjeçari Jetmir Begu, i njohur edhe si Ilir Kuçi, u ekzekut

Një banesë gati është shkrumbuar nga zjarri që ka shpërthyer pasi është lënë ndezur një qiri.