Me urgjencë në spital për apandesit, 18-vjeçarja që u operua ishte prekur nga koronavirusi

29/03/2020 - 16:49

Një vajzë nga Lezha, e cila pasi mësoi se gjyshja ishte prekur nga koronavirusi, pak ditë më vonë u dërgua me urgjencë në spital me dhimbje të forta barku.

Vajza 18-vjeçare është paraqitur në spital me apandesit të gangrenizuar.  Ndërkohë, me të mësuar këtë fakt, mjekët e Sanatoriumit i kanë kryer tamponin vajzës së re e cila gjithashtu rezultoi pozitive. E reja ishte izoluar në banesën e saj në Lezhë pas lajmit për gjyshen, por mesa duket nuk kishte shpëtuar vetë prej virusit.

Ndërhyrja kirurgjikale e saj është kryer me sukses mbrëmë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë dhe pacientja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë publik lajmin gjatë një komunikimi online.

“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, bëri të ditur Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arrestohet një person në Mat, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese.

Ka lënë qelinë e burgut në Itali shqiptari Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti në Durrës, pa leje drejtimi dhe i dehur.

Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë sot në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës.

Policia e kryeqytetit, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar një shumë të madhe parash në llogarinë e një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Memaliajt, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gje

Teksa dje autoritetet italiane shkatërruan një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, sot mediat italiane kanë nx

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.