Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Voula, afër Athinës, në Greqi që ka çuar në arrestimin e 6 shqiptarëve.

Mediat greke raportojnë se gjatë ndjekjes së një automjeti të dyshuar, motori i policisë është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë, një police femër është dëmtuar rëndë dhe një tjetër mashkull më lehtë.

Po ashtu mësohet se është bërë dhe një ndërhyrje në një banesë në Voula, ku është arrestuar një shqiptar, që dyshohet se është një nga drejtuesit e trafikut të kanabisit dhe kokainës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Sipas mediave greke, ky shqiptar është një nga udhëheqësit më të rrezikshëm kohët e fundit në jug të Greqisë, që drejton trafikun e kokainës dhe hashashit nga Shqipëria.