Një 90-vjeçar ka humbur jetën, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Legisi” në Tiranë rreth orës 16:10.

Policia bën me dije se viktima është identifikuar me inicialet B.G. Forcat e zjarrfikëses shkuan në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

90-vjeçari humbi jetën si pasojë e asfiksisë,  ndërsa ka nisur hetimi për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.