Një barakë ku jeton një 56-vjeçar i sëmurë mendor, ka marrë flakë në Durrës.

Sipas informacioneve të policisë, ditën e hënë, në lagjen nr. 15, te “Tre Çezmat”, ka rënë zjarr në barakën ku banon shtetasi V.SH, vjeç 56.

Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri ka qenë aksidental.

Ndërsa për 56-vjeçarin raportohet se ka dyshime se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.