Një banesë në katin e tretë të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë është përfshirë nga flakët.

“Më datë 14.01.2021, rreth orës 11:30, në rrugën e Teleferikut, në Dajt ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F.S., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët.”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.