Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Merr flakë në ecje makina, shkak defekti teknik

01/03/2021 - 13:35

Merr flakë në ecje një fuoristradë tip “Range Rover” në rrugën Fushë-Krujë, pranë Krastës.

Fuoristrada sipas burimeve është në pronësi të shtetasit G.H. dhe paraprakisht mendohet të ketë marrë flakë si pasojë e një defekti në motor. Në automjet ndodhej një i afërm i pronarit të mjetit kur ka konstatuar tymin që dilte nga motori ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar zjarrfikëset.

Dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme më shumë se gjysma e mjetit është shkrumbuar. Ndërkaq edhe në Durrës ka marrë flakë mjeti tip "Land Rover", në pronësi të një kompanie që jep makina me qira.

“Më datë 01.03.2021, në orën 13:00, në Krastë, Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë mjeti tip "Land Rover", në pronësi të një kompanie që jep makina me qira. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me plagosjet në Mamurras. ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një qytetar.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Mamurras.

Plagosën me armë zjarri një shtetas, me pasojë vdekjen e tij, kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Finalizohet operacioni policor “START & STOP”, që ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari kri

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkomb

Një punonjës i Policisë Rrugore në Durrës është plagosur lehtë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në lagjen nr.14.

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një shtetase greke e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi”.

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përndjekur dhe më pas ka marrë me forcë në mjetin e tij ish-të dashurën.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një 60-vjeçar është vetëvrarë me çifte në Astir të Tiranës