Një godinë disakatëshe mori flakë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Fotot tregojnë momentet, kur flakët përpijnë çatinë e banesës.

Sipas ;policisë papafingoja e një vile katër katëshe ka marrë flakë. Fatmiresisht nuk ka pasur probleme per banoret qe jane evakuuar.

Tiranë/Informacion paraprak 

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.