27-vjeçari shqiptar, Klodian Nikolli, apo i njohur ndryshe me nofkën 'Doktor K', ka bërë bujë të madhe në mediat italiane për shkak të skemës që ai përdorte për të grabitur banesat. Edhe pse duket në pamje të parë si 'djali i mirë', nuk rezulton kështu në realitet.

Sipas mediave italiane historia e shqiptarit ngjan me atë të Lupine lll. Në fakt Nikolli kishte ndërtuar një identitet krej ndryshe nga ai që zbuloi policia italiane. Ai dukej si një djalë i shkolluar dhë si punëtor, madje pretendonte se ishte ekonomist në profesion. Gjithashtu ai zotëronte një diplomë false në Ekonomi të marrë në Bocconi dhe për këtë diplomë ai thoshte se e kishte marrë me rezultate të shkëlqyera.

"Viktimat" e tij ai i magjepste me klas dhe elegancë. Veshur mbante rroba, orë dhë unaza të shtrenjta. Disa prej studenteve që ai u afrohej, madje binin edhe në dashuri me të dhe me mënyrën se si i bënte gjërat. Ai dinte si tu fitonte zemrat dhe t'i bënte për vete. Më pas pasi fitonte besimin e tyre u vidhte shtëpitë. Tek ai asgjë nuk linte të dyshoje se ishte një hajdut banesash. Dhe mënyra në të cilën u arrestua është gjithashtu e veçantë. Në fakt, 27-vjeçari ishte zbuluar nga një patrullë policie, teksa bënte të njëjta lëvizje si në arrestimin e parë të tij në Niguarda, teksa po lëvizte me një Mercedez luksoz. Ishte targa e kësaj makine ajo që çoi edhe në kapjen e tij.

Pasi u pikas nga policia filloi një ndjekje normale. Por shqiptari sapo pa që po ndiqej braktisi makinën e tij në hyrje të Milanos dhe u largua në këmbë. Arratia e tij nuk zgjati shumë pasi policia arriti ta vinte në pranga.