Mes të plagosurve edhe 2 vajza të mitura. Policia dhe QSUT japin detaje për ngjarjen dhe gjendjen e të plagosurve

25/08/2019 - 10:03

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku 7 persona u plagosën dhe 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë. QSUT në një njoftim për mediat bënë me dije se në mesnatë ka mbërritur një nga të plagosurit, i cili ka rreth 40% të trupit të djegur.

“Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur mbreme rreth mesnates në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie 40% , pacienti me inicialet N. P, 40 vjec. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e stabilizuar. Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë dhe po kujdeset, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të  Djegie Plastikës”, njofton QSUT.

Një karburant ka marrë flakë mbrëmjen e së shtunës. Ka qenë shpërthimi në depozitën e karburantit që ka shkaktuar dëme të shumta. Policia dhe zjarrfikesët për disa orë kanë luftuar me flakët dhe deri në orën 23:30 ato janë shuar plotësisht. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të dëmtuar 7 persona, ku dy janë në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve jan5 edhe dy vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.08.2019, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lezhë - Milot, në kryqëzim të Shënkollit, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz, shtetasit B.B. vjeç 36, A.B. vjeç 33, D.B. vjeçe 33, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P. vjeç 40 dhe P.L. vjeç 31, si dhe janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara.

Shtetasit N.P. dhe B.B. ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy vëllezër shqiptarë, 26 dhe 29 vjeç janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për shpërndarje kokaine.

Të paktën 20 refugjatë afganë u gjetën nga policia sot ndërsa ecnin në këmbë përgjatë autostrades Vlorë -Fier.

Ky është momenti kur të arrestuarit e operacionit “Mezhgorani” dërgohen në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër pas ndalimit nga polici

Shpërthen tubi i kaldajës në shkollën "Janaq Kilica" në qytetin e Fierit.

Policia e Shtetit ka arrestuar 30 persona sot në kuadër të operacionit policor të koduar “Mezhgorani” ku u arrestua edhe botuesi Henri Çi

Mëngjesin e të premtes, rreth orës 08:50, në qytetin e Laçit, një mjet me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, s

Një automjet ka shpërthyer gjatë orëve të vona të natës në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr.

Një shqiptar në Britaninë e Madhe, i cili është në burg për vjedhje në seri, është bërë lajm në mediat më të rëndësishme në vend, për shk