Ka qenë një hetim i nisur disa muaj më parë që ka çuar në pranga jo pak, por 10 shqiptarë dhe tre grekë.

Arrestimet janë bërë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në zonën e Patras.

Plantacioni kishte më shumë se 1800 rrënjë kanabis që në treg do të kishin një vlerë prej më shumë se 5 milionë euro.

Shqiptarët në bashkëpunim me grekët, kishin ngritur një plantacion të madh me kanabis.

Sipas policisë greke, grupi ishte bërë gati për të korrur të mbjellat e kanabisit, por janë vënë në pranga.

Droga mësohet se do të kishte si destinacion Greqinë dhe Belgjikën. Ky ishte një grup i strukturuar, me bossin, financuesit dhe punëtorët.

Sipas policisë greke, ky grup ka trafikuar sasi të mëdha droge, kryesisht në Belgjikë, por që më pas shpërndahej nëpër Europë.