21/04/2015 - 17:44
21 prill 2015 – Veç dhjetëra minatorëve shqiptarë vdes në galeritë e Bulqizës dhe një shtetas kinez. Viktima ishte me profesion mekanik, i specializuar në hapjen e pusit, pjesë e skuadrës që ishte marrë nga Kina për të ndihmuar në minierë. Mësohet se He Chuan ra nga një lartësi e konsiderueshme, duke vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë dhe një patriot i tij.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”
/portali DurresLajm/