Detaje të reja të reja kanë dalë nga helmimi i çiftit nga Librazhdi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se Olsi dhe Rezarta Hajdari mund të jetë helmuar.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, dy të rinjve u vinte aroma e fotoksinës, ndonëse në dhomën ku u gjetën nuk kishte asnjë ambalazh apo send me të cilën mund të ishte mbajtur lënda helmuese para konsumit. 

Mjekët bëjnë me dije se sasia e fotoksinës në trupat e të rinjve është e madhe, dhe mendohet se ajo mund t’u jetë futur në ushqim ose në pije. Kjo pasi nëse në rastin që lënda helmuese pihet pa shoqërues era e saj nuhatet menjëherë, ndërsa kur ajo shoqërohet me një pije, apo ushqimi, era e saj fillon dhe ndjehet pas disa orësh. Ka qenë trupi i vajzës ai që ka filluar të mbajë erë në morgun e Elbasait, duke u zgjidhur kështu “misterin” e helmimit mjekëve. 

Ka qënë pikërisht ky detaj ai që ka ngritur dyshimet se çifti nuk është vetëhelmuar, duke shtuar faktin se nga familjarët u raportua se të rinjtë nuk kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe as më pjesëtarë të tjerë të familjes.

Ndërkohë paraditen e sotme Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariatin e Librazhdit familjarë të çiftit Hajdari. Mësohet se ata janë marrë në pyetje për dijeninë e tyre për helmimin dhe shkaqet që detyruan çiftin t’i japë fund jetës.

Olsi dhe Rezarta Hajdari dyshohet se vendosën të vetëhelmoheshin një ditë më parë në banesën e tyre në Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja Rezarta u gjet e pajetë në shtëpi, ndërsa Olsi, 27 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Librazhdit.

Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që i ngjason historisë së Romeos dhe Zhuljetës, nuk dihen ende.