Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal në aksin Maminas-Vorë.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi G.L. 42 vjeç, banues në Tiranë dhe pasagjeri M.T. 37 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy të aksidentuarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka nisur procedimin penal në ngarkim të drejtuesit të mjetit G.L.