Një akisdent me tre të plagosur ka ndodhur pak më parë në ​rrugën​ dytësore​ Thumanë -​ Fushë Krujë, Derven.

Mësohet se mjeti tip "Mitsubishi" ​ka humbur kontrollin​ dhe është përplasur​ me bordurën.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë​ 18.11.2019, në orën​ 10:45, në ​ rrugën​ dytësore​ Thumanë -​ Fushë Krujë, Derven, shtetasi F.D., duke drejtuar​ mjetin tip "Mitsubishi”,​ka humbur kontrollin​ dhe është përplasur​ me bordurën.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjeret shtetaset H.D.,dhe K.M., të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.