Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele e gjithë Shkodra është tronditur nga një vrasje e rëndë, ekzekutimi i ish-efektivit Boran Bërçama dhe bashkëshortes Silvi Ndoci, të cilët në makinë kishin dhe foshnjën e tyre që i shpëtoi mrekullisht plumbave.

Ekzekutimi është bërë fare pranë shtëpisë së Bërçamës dhe Report tv ka kapur pikërisht momentin kur në vendngjarje ndodhet nëna e ish-efektivit. 

Gruaja në moshë vë duart në kokë e tronditur, kur i thonë se i biri ka vdekur. Disa zhurma të mbytura dalin nga goaj e saj, teksa ajo largohet duke ju marrë këmbët.

Pamjet janë publikuar këtë të dielë nga Report tv.