Momenti kur efektivi i Shqiponjave plagos të kërkuarin për vrasje, i shtrirë me armën në tokë

10/04/2020 - 12:48

Një efektiv i forcave Shqiponja plagosi me armë në këmbë Orges Bilbilin, të kërkuar për vrasje në Lushnje, i cili ditën e sotme në vend të dokumentit identifikues i nxori armën duke e kërcënuar se e qëlloi.

Ngjarja ndodhi në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku për pasojë mbeti e plagosur edhe një kalimtare rastësisht në zonë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Këto janë momentet kur Orges Bilbili është plagosur nga efektivi i Shqiponjave pasi e plagosi në këmbë. Në tokë është edhe arma që Bilbili kishte me vete, me të cilën kërcënoi policin.

"Në momentin që i ka kërkuar çfarë keni në çantë, qytetari është larguar me vrap, punonjësi i policisë e ka ndjekur, dhe sapo kalon kthesën e parë qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, ai e ka paralajmëruar ulni armën se do iu qëlloj dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Qytetari ka lëvizur me vrap, dhe në kohën që punonjësi i policisë e paralajmëron përsëri të ulë armën të dorëzohet, ai ka drejtuar armën dhe i ka thënë policit po të qëlloj nëse nuk largoheshin. Punonjësi ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur, aktualisht ndodhet në spital, është plagosur në këmbë.

Në afërsi të kësaj skene ka qenë një qytetare që edhe ajo ka marrë një plumb në këmbë nga punonjësi i policisë. Efektivi nuk është qëlluar, është në drejtorinë e Policisë Tiranë për veprimet procedurale", sqaroi rrethanat e ngjarjes drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një peshkatar rreth 65 vjeç është mbytur në liqenin e Shkodrës. 

Dy persona kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se akuzohen për kontrabandë me mallra të ndryshëm.

Bie në prangat e Policisë një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh.

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

OKB po heton qeverinë shqiptare për arrestimet dhe ekstradime të dyshuara të paligjshme ndaj shtetasve turq Çelik e Simsek.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kundrejt përfitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, transportonin shtetas nga

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në vendin tonë duke e çuar në 33 numrin në total.

Një person u gjet i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës.

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zaptimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.

Policia e Fierit ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi aksidentin e ndodhur në autostradën Fier-Lushnjë, ku si pasojë e daljes s