03/12/2020 - 20:35
Një video që tregon momentin e ekzekutimit të shqiptarit Ilir Zelka brenda një lokali në Brazil është publikuar tashmë nga mediat vendase.
Imazhet janë marrë nga kamerat e sigurisë së lokalit në San Paulo, ku 47-vjeçari shqiptar ka hyrë për të ngrënë mëngjes.
Pak momente pas tij, aty ka mbërritur edhe vrasësi i veshur me kostum rozë, ndërsa mban gjithashtu edhe kokoren e motorrit.
Autori afrohet dhe pasi vëzhgon me kujdes zonën, nga jashtë xhamit qëllon mbi shqiptarin i cili rrëzohet nga karrigia, por ende lëviz. Pamjet kanë fiksuar edhe momentin kur stafi i terrorizuar futet poshtë tavolinave për t’i shpëtuar plumbave.
Autoritetet braziliane thanë se shqiptari u qëllua 4 herë me armë zjarri. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve që kishte marrë. Mbeten ende të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje dhe arsyet e qëndrimit të 47-vjeçarit prej dy javësh në Brazil.
/portali DurresLajm/