Dy vëllezër nga Durrësi janë shpallur në kërkim nga policia dhe shoku i tyre nga Tirana është arrestuar sot në qytetin bregdetar.

Mësohet se vëllezërit nga Durrësi kanë marrë peng disa orë në makinën e 30-vjeçarit Gj.Q., nga Tirana si dhe e kanë dhunuar fizikisht një 33-vjeçar që u detyrohej atyre një sasi parash borxh.

Dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë J.N. dhe Xh.N. ndërkohë 33-vjeçari që u ka lekë borxh dy vëllezërve është shtetasi K.P., nga Durrësi.