Moti i keq që përfshiu vendin ditën e sotme, ka rrezikuar jetën e katër turistëve të cilët ndodheshin në det me një mjet lundrues.

Erërat e forta në bregdetin e Sarandës, bënë që mjeti lundrues të rrezikohej nga përmbytja bashkë me katër personat në bord, përkatësisht me iniciale B.S, L.V, F.B dhe A.A.

Policia bëri me dije se mjeti lundrues që rrezikohej të mbytej ndodhej në vendin e quajtur zona e  “Manastirit”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Roja Bregdetare  pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën  ku kishin mbetur me mjetin lundrues  skaf, katër shtetas suedezë  të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin. Shërbimet e Policisë  kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës duke e nxjerrë në breg të detit turistët së bashku me mjetin lundrues. Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, sqaron policia e Vlorës.