Moti i keq që ka përfshirë pasditen e sotme të gjithë vendin ka shkaktuar probleme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë. Mësohet se dy shtylla të tensionit të lartë janë rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

Ndërkohë një shofer ka shpëtuar mrekullisht pasi kablli i kësaj shtylle i ka rënë mbi makinë. Shembja e shtyllave ka lënë pa energji shumë banorë.