Një fëmijë rreth 2 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë në Fier, pasi është përplasur nga një motoçikletë.

Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në fshatin Baltëz, ku një motoçikletë ka përplasur të miturin.

Si pasojë e përplasjes, fëmija është dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se në momentin e aksidentit, fëmija ka qenë duke dalë nga shtëpia dhe sapo ka dalë në rrugë, është përplasur nga motoçikleta.

Pas aksidentit, i mituri është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit në gjendje të rëndë. Pas ekzaminimeve të kryera dhe duke parë gjendjen e tij shëndetësore, fëmija me inicialet S.K është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.