Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan në gjendje të lirë pronarin e një lokali në zonën e Shkozetit.

Shtetasi G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë në lokalin e tij “Muzikë live”, në lagjen nr. 14, Durrës, duke ushtruar aktivitetin pa licencë dhe duke vendosur muzikë të lartë.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, pika 2, datë 15.03.2020, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndaj këtij subjekti u vendos masë administrative 1 milion lekë të rinj.

Ndaj 41-vjeçarit rëndojnë 3 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.