Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë kanë njoftuar se kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi 33-vjeçar, K. Çera, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim të formës së prerë nr. 211 datë 05.06.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale : “Falsifikimi i vulave, stampave  ose i formularëve” parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme të këtij rasti, do të kryhen nga Sektori kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.